Monday, 9. March 2026
Futboll

Arsenal nuk pret fundin e sezonit, vendos të paguajë 52 milionë euro për futbollistin e huazuar

GS 09/03/2026 1 Min. Lesezeit

Piero Hincapie i ka bindur të gjithë me perfomancat e tij në sezonin e parë me fanellën e Arsenalit, ku ekuadoriani është i huazuar nga Bayer Leverkusen.

Fabrizio Romano zbulon se drejtuesit e Arsenalit janë tashmë të bindur për aftësitë dhe cilësitë e 24-vjeçarit dhe do të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të tij për shifrën 52 milionë euro. Leverkusen do të mbajë 10% të së drejtës mbi lojtarin në rast të shitjes në të ardhmen.

Piero Hincapie luan si qendërmbrojtës, por mbulon shumë mirë edhe krahun e majtë të mbrojtjes. Ekuadoriani shihet si një investim afatgjatë për “Topçinjtë”, duke parë formën e treguar këtë sezon.

Teilen: