Tuesday, 10. March 2026
Sport

Shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen sot dy çiftet e gjysmëfinaleve

GS 10/03/2026 1 Min. Lesezeit

Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku ka selinë FSHF, do të hidhet sot, në orën 15:00, shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat e kualifikuara janë Vllaznia, Egnatia, Elbasani dhe Dinamo City.

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në futbollin shqiptar paraqet interes, sepse është një rrugë më e shkurtër se kampionati për të shkuar në Europë.

Më e interesuar në këtë moment është Dinamo City, pasi ka dalë nga 4-shja e parë e kampionatit, pas humbjes në derbin me Partizanin. Blutë janë edhe mbajtësit në fuqi të trofeut. Ndeshjet gjysmëfinale luhen në muajin prill.

Teilen: