Tuesday, 10. March 2026
Sport

Apeli i Rummenigge: Kujdes Bayern! Mos bëj si Interi me Bodo Glimt, respekt për Atalantën

GS 10/03/2026 3 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi dhe drejtuesi gjerman flet për ndeshjen e sotme mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe bavarezëve, duke i paralajmëruar këta të fundit për të bërë kujdes.

Karl-Heinz Rummenigge e njeh mirë Italinë dhe futbollin italian.  “Atalanta? E kujtoj edhe si lojtar. Mbi të gjitha për atë që na bënë në fushën tonë në në 1986-ën. Ata po fitonin 3-0, në fund bëra një gol me penallti. Edhe në kohën time nuk ishin të lehta ndeshjet me ta, kanë një stadium të nxehtë, tifozët e shtyjnë shumë skuadrën”, – ka thënë fillimisht ish-lojtari i Interit, dy herë fitues i “Topit të Artë”.

Rummenigge thekson se asnjë skuadër nuk mund të nënvlerësohet dhe se Bayern duhet të mos bëjë si Interi me Bodo Glimt: “Nuk mund të nënvlerësohet asnjë ekip këtë vit. Të ashtuquajturat të vogla po bëjnë shumë mirë. Askush nuk e mendonte se Bodo Glimt do të nxirrte jashtë Interin. Fitoi në Norvegji dhe të gjithë besonin te përmbysja, por fitoi edhe në ‘San Siro’. Kush ka ardhur deri këtu, nuk nënvlerësohet.

Në Norvegji është e vështirë të luash në ato fusha, por aty ndodhi diçka e pashpjegueshme. Interi ka kualitet dhe duhej të kualifikohej. Në çdo sektor është më mirë se Bodo Glimt, prandaj ishte sensacion kalimi i turit nga norvegjëezët. Edhe në Ligue Phase mundën City dhe Atletico Madrid. Të voglat emritojnë respekt.

Nuk besoj se Interi ka menduar vetëm për kampionatin. Nëse dëgjon Bodo Glimt, klub norvegjez, mendon se e mund. Dukej një short i lehtë, por u bë shumë i komplikuar. Nëse Interi do të lunate me Real Madrid, do të ishte më e lehtë, sepse e di që po ndeshesh me një skuadër të madhe, duhet përqendrim dhe respekti vjen automatikisht.

Edhe Atalanta është një skuadër e vogël, që duhet respektuar. E pamë me Borussia-n, në ndeshjen e parë mund të humbiste më thellë dhe askush në Gjermani nuk e priste eliminimin në kthim. Në këtë fazë të Champions-it duhet përulësi, respekt dhe përqendrim për të ecur përpara. Bayern do të ecë përpara, po bëjmë një sezon shumë të mirë dhe jemi në garë për të gjitha objektivat”.

Teilen: