Pavarësisht se si do të shkojë ky sezon, Alvaro Arbeloa do të largohet në fund të tij nga drejtimi i Real Madridit. Drejtuesit e “Los Blancos” po shqyrtojnë disa alternativa për të zgjedhur mes tyre trajnerin e ri.
“Fichajes” bën me dije se një nga emrat që gjendet në listën e Florentino Perez është edhe ai i Cesc Fabregas, i cili po bën një punë fantastike te Como, ku pasi i ngjiti në Serie A, këtë sezon garon për një vend në Kupat e Europës.
Filozofia e futbollit dhe stili i lojës që aplikon Fabregas përputhen më së miri me profilin e një klub si Real Madrid. Në rast se Fabregas do të marrë drejtimin e Real Madridit, për shumë tifozë të Barcelonës do të jetë një farë tradhtie për shkak të kaluarës së spanjollit si lojtar i katalanasve.
Megjithatë, largimi i Fabregas nga Como nuk do të jetë edhe aq i lehtë, pasi spanjolli është pika kryesore e projektit ambicioz që ka klubi italian.