Wednesday, 25. March 2026
Futboll

CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Nis festa në Stamboll. Liverpool pëson gol që në minutat e para (video)

GS 10/03/2026 1 Min. Lesezeit

Galatasaray-Liverpool, ndeshja e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League, e cila po luhet aktualisht në “Rams Park” në Stamboll, ka nisur direkt me gol.

Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 7-të. Gabriel Sara kroson nga këndi, goditja me kokë e Osimhen shtyhet me kokë nga Mario Lemina. Nis festa në stadium, Galatasaray e fillon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kujtojmë se Galatasaray vjen në këtë fazë pasi eliminoi Juventusin në play-off, ku ndeshja e kthimit në Torino ishte shumë dramatike dhe kualifikimi i turqve erdhi në shtesë. Ndërkohë, Liverpool vjen si një nga tetë ekipet më të mira të fazës së parë.

SHIKOGOLIN

Teilen: