Wednesday, 11. March 2026
Futboll

Bayern luan “tenis” në Bergamo dhe mbyll llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e parë (video)

GS 10/03/2026 2 Min. Lesezeit

Bayern Munich mund të themi me plot gojën se ka siguruar biletën për në çerekfinalet e Champions League, që sonte. Bavarezët fituan 1-6 në Bergamo ndaj Atalantës, në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 1/16-ve.

Bavarezët gjetën avantazhin që në minutën e 12-të. Pas një goditje të shpejtë këndi, Serge Gnabry fut një top të bukur brenda zonës, Josip Stanisic e dërgon atë në rrjetë. Ndërkohë që në minutën e 22-të ishte Michael Olise që dyfishoi shifrat me një gol shumë të bukur pas një goditjeje nga kufijtë e zonës së rreptësisë dhe pas asistit të Upamecano. Në minutën e 25-të, Serge Gnabry shënon golin e tretë për bavarezët pas asistit të Olise. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për bavarezët. Edhe pjesa e dytë foli e gjitha për gjermanët.

Në minutën e 52-të ishte radha e Nicolas Jackson për të gjetur rrjetën, pas një asisti të bukur me finte nga Luis Diaz. Në minutën e 64-të, Olise shënon golin e dytë personal dhe të pestin për bavarezët. Një tjetër realizim i bukur i francezit, këtë herë pas asistit të Alphonso Davies.

Në minutën e 67-të, Jamal Musiala shënon golin e 6-të për Bayern, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Jackson.  Golin e nderit për Atalantën e shënoi Mario Pasalisc në minutat shtesë. Rezultati final 1-6.

SHIKOGOLAT

Teilen: