Wednesday, 11. March 2026
Sport

Bayern e Atletico, leksion kundërshtarëve. Barcelona, barazim dramatik me Newcastle

GS 11/03/2026 2 Min. Lesezeit

Mbrëmje emocionuese në Champions League, në ndeshjet e para të raundit të 16-shes. Bayern e Atletico japin leksion për kundërshtarët e tyre. Ndërkohë, Barcelona arrin një barazim në frymën e fundit në fushën e Newcastle.

Dihej se do të ishte e vështirë për Atalantën, por New Balance Arena dëshmoi një dramë të vërtetë për ngjyrat zikaltër, me Bayern që dominoi dhe fitoi me rezultatin 6-1. Stanisic 12’, Olise 22’ dhe 64’, Gnabry 25’, Jackson 52’ e Musiala 67’ firmosën festën e bavarezëve. Goli i vetëm për italianët u shënua nga Pasalic 90’+3.

Atletico Madrid konfirmon krizën e Tottenham, me spanjollët që arritën një fitore 5-2, duke shënuar 4 gola në 16 minuta me Llorente 6’, Griezmann 14’, Alvarez 15’ dhe Le Normand 22’. Anlezët reaguan me golin e Porro 26’, por Alvarez nuk la shumë vend për aludime me golin e shënuar në minutën e 55-të. Tottenham shënoi dhe një gol të dytë me Solanke në minutën e 76-të, por kjo është shumë pak për të shpresuar.

Barcelona ka arritur një barazim dramatik 1-1 në fushën e Newcastle me një penallti të kthyer në gol nga Yamal në minutën e 90’+6, ndërkohë që anglezët kishin kaluar në avantazh me Barnes në minutën e 86-të.

Teilen: