Wednesday, 11. March 2026
Sport

Euroliga në RTSH: Olympiacos, me hapa të sigurt drejt kreut

GS 11/03/2026 2 Min. Lesezeit

Olympiacos tashmë nuk ndalet më, me fitoren edhe ndaj Parisit 87-104 në kryeqytetin francez, ngjitet në vend të dytë dhe kërcënon hapur kreun.

Ndeshja nisi me ritëm shumë të shpejtë dhe me një saktësi shumë të madhe në gjuajtjet për tri pikë teksa Olympiacos e mbylli periodën e parë me 8 të shënuar nga 10 tentativa. Parisi e ndoqi me të njëjtin ritëm edhe në periodën e dytë por e veçanta ishte që skuadra greke po krijonte avantazh ndaj francezëve me mënyrën e lojës së Parisit, me kundërsulme dhe me gjuajtje për 3 pikë.

Në përfundim të pjesës së parë Olympiacos kishte shënuar 13 trepikësha një rekord për një pjesë loje në Euroligë. 20 minutat e para përfundojnë 55-63 dhe pavarësisht sulmit atomik të grekëve edhe Parisi shënoi një numër të konsiderueshëm pikësh.

Në periodën e tretë gjithçka zhvillohet mes snajperëve të të dyja krahëve me shumë tentativa për tri pikë, por në 3 minutat e fundit ka një frenim nga vendasit dhe Olympiacos me një parcial 13-0 arrin të kalojë deri në 18 pikë avantazh.

Në periodën e katërt duke se gjithçka përfundoi por Parisi mundi ta kthej edhe një herë në lojën të diskutueshme duke e ulur deri në 8 pikë. Më pas falë Fornier dhe Peters, Olympiacos i jep goditjen e fundit dhe diferenca arrin në 20 pikë e më tej nuk ka më histori.

E veçanta në këtë ndeshje ishte që Parisi shënoi 14 trepikësha, ndërsa Olympiakos 17 të tilla. Pas dy ditësh Olympiacos luan me Monacon dhe javës së ardhshme ka ndeshje direkte me Fenerbahcen për të sulmuar kreun, ndërsa Parisi me këtë humbje zbret në vend të 16-të në renditje.

Teilen: