Real Madrid ka hedhur një hap të madh drejt çerekfinaleve në Champions League, pas fitores 3-0 ndaj Manchester City në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Protagonisti kryesor i takimit ishte padyshim Federico Valverde, i cili shënoi tregolësh në pjesën e parë.
Në minutën e 20-të, pas një topi të gjatë të nisur nga këmbët e Thibaut Courtois, ishte Federico Valverde që pasi shmangu Nico O’Reilly, driblon bukur Gigio Donnarumma-n dhe dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 27-të ishte sërish Valverde që gjeti rrjetën dhe dyfishon shifrat, këtë herë pas asistit të Vinicius Junior. Në minutën e 42-të, Valverde kompleton tregolshin e tij, pas asistit të Brahim Diaz dhe një veprimi spektakolar në zonë nga uruguaiani, i cili do ta mbajë mend gjatë ndeshjen e sotme. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Real Madridin.
Në minutën e 58-të, Vinicius Junior pengohet brenda zonës nga Gigio Donnarumma, por braziliani tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, që ndalet me sukses nga italiani. Real Madrid fiton 3-0 dhe shkon me një avantazh bindës për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një javë në “Etihad”.