Thursday, 12. March 2026
Sport

Bodo/Glimti i pandalshëm, mposht Sportingun

GS 11/03/2026 1 Min. Lesezeit

Sportingu i Lisbonës është ekipi i radhës dhe i njohur evropiane që është “dorëzuar” përballë Bodo/Glimtit.

Në Bodo, qytetin e ftohtë në Norvegji, skuadra nga ky vend fitoi 3:0 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Champions.

Dhe, Bodo/Glimti është në rrugë të mirë për kualifikim në çerekfinale të garës elitare për klube të futbollit.

Sonder Burnstad Fet shënoi golin e parë për norvegjezët. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32-të.

Për 2:0 shënoi Ole Didrik Blomberg në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Ndërkohë, Kasper Hogh shënoi golin e tretë për Bodo/Glimtin në minutën e 71-të.

Teilen: