Edhe pse ende pa filluar zyrtarisht merkato e verës, Victor Osimhen është që tani protagonisti kryesor, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha. Listës së gjatë për sulmuesin nigerian i është shtuar së fundmi edhe Real Madrid.
Drejtuesit e “Los Blancos” e shohin 27-vjeçarin si partnerin ideal në krah të Mbappe, për të krijuar kështu një dyshe të jashtëzakonshme sulmuese. Ardhja e Osimhen do të hapte rrugën për largimin e Vinicius Junior, i cili ende nuk ka rinovuar kontratë e cila skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, edhe në rast se qëndron Vinicius Junior, sërish ka vend edhe për Osimhen, pasi Real Madrid mund të luajë me 3 sulmuesë. Vinicius si anësor i majtë, dhe Mbappe me Osimhen mund të laternohen në qendër dhe në krahun e djathtë. Por, gara për transferimin e Osimhen nuk do të jetë aspak e lehtë. Në rast se ndodh, kosto e këtij operacioni mendohet të jetë të paktën 110 milionë euro, shumë fillestare që Galatasaray do të kërkojë për të lënë të lirë nigerianin.