Thursday, 12. March 2026
Futboll

EUROPA LEAGUE: Heshtje në tri takime, 3 gola në Porto-Stuttgart. Con. League: Dominojnë ekipet udhëtuese (video)

GS 12/03/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e para për sot në Europa League. Në 4 takimet që luhen aktualisht, në tre prej tyre ka munguar goli. Në sfidën e vetme që ka pasur gola, është ajo mes Stuttgart dhe Porto, ku portugezët po udhëheqin 1-2, falë golave të Terem Moffi 21′ dhe Rodrigo Mora 27′.

Të dy golat e ekipit portugez erdhën pas humbjes së topit në rastin e parë nga portieri vendas, në rastin e dytë nga mbrojtja. Për gjermanët ngushtoi shifrat Deniz Undav në minutën e 40-të, pasi një aksioni të gjatë dhe finalizimit perfekt të sulmuesit vendas.

Në përplasjen e dy ekipeve të Serie A, Bologna-Roma, 45-minutat e para ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik serioz. Rezultati i bardhë, 0-0. I njëjti rezultat edhe në dy takimet e tjera, Lille-Aston Villa dhe Panathinaikos-Betis, që po ashtu janë mbyllur 0-0.

Janë mbyllur pjesët e para edhe në ndeshjet e para për sot në Conference League, ku dominojnë ekipet udhëtuese. AZ Alkmaar po fiton 1-0 në shtëpi ndaj Sparta Prague, Shakhtar Donetsk po fiton 0-1 në transfertën ndaj polakëve të Lech Poznan. Me të njëjtin rezultat, Strasbourg po fiton ndaj Rijeka. Në sfidën e fundit, Vallecano po ashtu po fiton në transfertë 1-2 ndaj turqve të Samsunspor.

SHIKOGOLAT

 

Teilen: