Thursday, 12. March 2026
Futboll

EUROPA LEAGUE: “Paqe” mes dy ekipeve të Serie A. Fitore të rëndësishme për Porton dhe Aston Villa në transfertë. Panathinakos mjaftohet me një gol (video)

GS 12/03/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar takimet e para për sot për fazën e 1/16-ve në Europa League, ndeshjet e vajtjes. Në përplasjen e dy ekipeve të Serie A, e luajtur në “Renato Dall’Ara”, Bologna barazoi 1-1 ndaj Romës.

Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, Federico Bernardeschi zhbllokoi shifrat me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, në minutën e 50-të. Në minutën e 71-të, Roma barazoi shifrat me Lorenzo Pellegrini, i sapofutur në fushën e lojës dhe gjeti rrjetën pas asistit të Donyell Malen.

Porto mori një fitore të madhe 1-2 në transfertën ndaj Stuttgart, falë golave të Terem Moffi 21′ dhe Rodrigo Mora 27′.

Të dy golat e ekipit portugez erdhën pas humbjes së topit në rastin e parë nga portieri vendas, në rastin e dytë nga mbrojtja. Për gjermanët ngushtoi shifrat Deniz Undav në minutën e 40-të, pasi një aksioni të gjatë dhe finalizimit perfekt të sulmuesit vendas. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për portugezët, por rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.

Aston Villa po ashtu mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Lille, 0-1, me golin e shënuar nga Ollie Watkins në pjesën e dytë. Në sfidën e fundit, Panathinaikos fitoi në Athinë 1-0 ndaj betis, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Vicente Taborda në minutat e fundit.

SHIKOGOLAT

Teilen: