Saturday, 14. March 2026
Futboll

Atletico Madrid mjaftohen me golin e jashtëzakonshëm të një lojtari që shënon shumë rrallë dhe merr fitoren e 4-të rresht në La Liga (video)

GS 14/03/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid ka marrë fitoren e katërt rresht në La Liga, sot mundi në “Metropolitano” 1-0 Getafe-n, sfidë e vlefshme për javën e 28-të. “Colchoneros” e nisën shumë mirë takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e 8-të me Nahuel Molina.

Mbrojtësi argjentias shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga distanca, duke lënë të shtangur në vend portierin e Getafe-s, Soria. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për madrilenët. SHIKOGOLINEMOLINA

Në minutën e 55-të, miqtë mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Abdel Abqar. Marokeni pati një ngacmim me Alexander Sorloth që i kushtoi shtrenjtë, ndëra vetë norvegjezi u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.

Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Atletico Madrid fiton 1-0 dhe mban vendin e tretë në La Liga me 57 pikë. Tani fokusi do të jetë te ndeshja e kthimit në Champions League ndaj Tottenham, në ndeshjen e parë Atletico fitoi në shtëpi 5-2.

Teilen: