Saturday, 14. March 2026
Futboll

Sandro Tonali do të transferohet te Man. City ose Arsenal, por me një kusht. Agjenti i italianit zbulon gjithçka

GS 14/03/2026 1 Min. Lesezeit

Sandro Tonali mungon në transfertën e sotme të Newcastle ndaj Chelsea-t për shkak viroze. Italiani ka treguar një super formë këtë sezon, duke përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha.

Tonali mund të jetë protagonist kyresor i merkatos së ardhshme, megjithatë transferimi i tij drejt një ekipi të madh varet nga kualifikimi i Italisë në Botëror dhe paraqitja e mesfushorit. Të paktën kjo është ajo që thotë agjenti i mesfushorit, Beppe Risso, në një deklaratë për “Calcio Finanza”.

“Duke e sjellë atë në Angli, kemi arritur ta shndërrojmë në një lojtar yll. Nëse ai shkëlqen në Kupën e Botës, ka të ngjarë që klube të mëdha si Manchester City dhe Arsenal do të jenë të interesuara për të. Pas Kupës së Botës, do të lindin shumë mundësi”, tha Risso.

Teilen: