Pavarësisht se dëshira e madhe është transferimi i Julian Alvarez, Barcelona po shqyrton edhe alternativa të tjera për të forcuar sulmin për sezonin. “SPORT” zbulon se një nga emrat që ka fituar shumë terren kohët e fundit është Marcus Thuram.
Francezi ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 5 asiste në këtë sezon në të gjitha garat me fanellën e Interit. Kontrata e tij me klubin zikaltër skadon në vitin 2028, por nuk përjashtohet mundësia e largimit që këtë verë.
Sipas raportimit në fjalë, Barcelona është e gatshme të ofrojë deri 60 milionë euro për transferimin e sulmuesit francez, ndërsa Inter pretendon 75-80 milionë euro.
Përveç Thuram dhe Alvarez, Barcelona ka një listë të gjatë me disa emra si Serhou Guirassy, Dusan Vlahovic, Harry Kane etj, njëri prej tyre do të transferohet me patjetër te katalanasit në verë.