Sunday, 15. March 2026
Futboll

Një super Alisson nuk mjafton, Liverpool e pëson në fund. Richarlison i jep një pikë shprese Tottenhamit (video)

GS 15/03/2026 2 Min. Lesezeit

Pas humbjes befasuese 2-1 ndaj Wolves në javën e kaluar, Liverpool ka zhgënjyer sërish sot, duke humbur 3 pikët, vetëm në mintuat e fundit. Të kuqtë nuk shkuan dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Tottenham, në sfidën e luajtur në “Anfield”, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.

Në minutën e 11-të, Tottenham iu afrua shumë golit me Souza, por goditja e brazilianit u ndal në mënyrë perfekte nga bashkëkombësi i tij, Alisson Becker.

Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të ku Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 21-të, Liverpool i afrohet golit të dytë, por goditja e Ryan Gravenberch përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë. Në minutën e 36-të, sërish një mundësi e artë për Liverpool-in për të gjetur golin e dytë, por goditja e Cody Gapko përplaset në shtyllën e majtë.

Në fund të pjesës së parë, Richarlison provon të shënojë me kokë pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit, por Alisson është i vëmendshëm. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Liverpool.

Në fillim të pjesës së dytë, Liverpool kishte dy mundësi të njëpasnjëshme me Rio Ngumoha, por që nuk arriti ti konkretizonte. Në minutën e 55-të, tjetër shansi goli për Richarlison, por Alisson i thotë sërish “jo”.

Në minutën e 73-të, Mohamed Salah i futur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e egjiptianit shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

Në minutën e 90-të, pas një pasimi të gjatë të Vicario dhe asistit të Kolo Muani, ishte Richarlison që këtë herë arriti të mposhtë Alisson dhe barazon shifrat 1-1. Sfida mbyllet 1-1. Liverpool rendiet i pesti me 49 pikë, Tottenham merr 1 pikë shprese pas 5 humbjeve rresht, por sërish është në zonën e rrezikut, pasi renditet i 16-ti me 30 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: