Monday, 23. March 2026
Futboll

“Nëse luajmë kështu, duhet të jemi të lumtur nëse kualifikohemi për në Conference League“

GS 16/03/2026 2 Min. Lesezeit

Dominik Szoboszlai thotë se Liverpool duhet të jetë i lumtur të kualifikohet për Conference League nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë, deklaratë që vjen pas barazimin të tyre 1-1 me Tottenham në Premier League.

Duhet të zgjohemi. Nëse vazhdojmë kështu, sezonin tjetër duhet të jemi të lumtur nëse luajmë Conference League,” tha Szoboszlai, që më tej shtoi: “Në pjesën e parë, luajtëm shumë mirë. E kontrolluam të gjithë ndeshjen, ata mezi krijuan raste“.

“Në pjesën e dytë, nuk e di, thjesht nuk bëjmë të njëjtat gjëra si në pjesën e parë. Pyetja është pse? Do të ulemi së bashku. Kjo është koha më e vështirë. Duhet të qëndrojmë së bashku“, shtoi Szoboszlai.

Nuk i dëgjova fishkëllimat në fund të ndeshjes, por mund t’i kuptoj sepse sezonin e kaluar u bëmë kampionë dhe këtë sezon nuk po luajmë në mënyrën që duhet të luajmë“, tha më tej lojtari i “reds“.

Ata duhet të qëndrojnë pas nesh sepse sezonin e kaluar, kur ishim kampionë katër ndeshje para fundit, të gjithë ishin të lumtur. Na mbështetni tani kur jemi në kohë të vështira“, tha Szoboszlai.

Teilen: