Atletja nga Etiopia, Fotyen Tesfay ka shkruar një faqe të artë të historiksë së atletikës ditën e djeshme duke fituar Zurich Barcelona Marathon 2026 me kohën 2:10:51!
28-vjeçarja ishte protagoniste e një garë të madhe pasi për plot 35 kilometra mbajti ritmin, i cili do t’i lejonte që të vendoste rekord në këtë distancë edhe pse bëhej fjalë për garën e parë të saj në maratonë.
Rekordi në këtë distancë u vendos nga Ruth Chepngetich në Chigaco Marathon 2024 me kohën 2:09:56. Fakti që atletja nga Kenia është pezulluar për tri vite nga aktivitet sportive për shkak se ka përdorur substanca të ndaluara e bën rezultatin e Fotyen Tesfay që të konsiderohet si koha më e mirë e dhënë nga një atlete femër në distancën e 42.195 km!