Monday, 16. March 2026
Sport

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

GS 16/03/2026 1 Min. Lesezeit

“Final 4” i Ligës Unike për basketbolliste, do të mbahet në Prizren ku edhe do të shpallet skuadra kampione e këtij sezoni në palestrën “Sezai Surroi”.

Në “Final 4”, do të paraqiten katër skuadra, dy nga Kosova, Peja 03 e Bashkimi, si dhe dy nga Shqipëria, Flamurtari e Tirana.

Ndeshjet gjysmëfinale, do të zhvillohen të martën, ku edhe do të përcaktohen skuadrat finaliste që do të përballen në finalen e madhe të mërkurën prej orës 19:30.

Në gjysmëfinalen e parë, do të përballen Peja 03 – Tirana nga ora 17:00 kurse gjysmëfinalja e dytë, do të jetë ajo ndërmjet Bashkimit dhe Flamurtarit që nis në orën 19:30.

Në pjesën e rregullt të këtij sezoni, Peja 03 dhe Bashkimi kanë dominuar në Ligën Unike, duke përfunduar në dy pozitat e para.

Këto dy skuadra, pritet të përballen në finale të Ligës Unike pas finaleve të këtij sezoni në Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Teilen: