Monday, 16. March 2026
Sport

Champions League/ Bayern-Atalanta i besohet Benoit Bastien, për gjermanët debuton në portë 16-vjeçari Prescott

GS 16/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e kthimit mes Bayern-it dhe Atalanta-s edhe pse mund të duket si një sfidë pa histori për shkak të rrezultatit në Bergamo nuk mund të nënvlerësohet nga formacioni vendas.

Për këtë takim Kompany do të duhet të bëjë llogaritë më pezullimin e Olise dhe Kimmish dhe problemin e madh që ka në portë kur janë të dëmtuar plot katër portierë.

Për këtë motiv mendohet se takimi i të mërkurës do të jetë historik për Leonard Prescott, i cili pritet që të debutojë në Champions League në moshën 16-vjeçare.

Vetëm pak minuta më parë UEFA ka bërë me dije se këtë takim ia ka besuar një arbitri francez. Emri i kryesorit në Allianz Arena do të jetë Benoit Bastien, i cili ka gjykuar edhe një vit më parë një ndeshje të Bayern-it, takimin e kthimit kundër Celtic të vlefshëm për fazën play-off.

Teilen: