Monday, 16. March 2026
Sport

Tifozët e Trabzonsporit janë të inatosur për trajtimin që po i bëhet Muçit në Turqi: Këtë nuk do ta harrojmë (Video)

GS 16/03/2026 2 Min. Lesezeit

Tifozët e Trabzonspor janë në protestë për Ernest Muçin. Ose më saktësisht,nëpërmjet tij po vërtetojnë se si trajtohen klubet e Stambollit dhe si trajtohen klubet e tjera nga mediat vendase.

Shkak është bërë një gol i shënuar këtë fundjavë nga mesfushori i Beshiktashit, Orkun Kokçy në ndeshjen kudnër Gençlerbirligi.

Ai shënoi nga një kënd shumë i vështirë me një goditje dënimi, me një goditje padyshim spektakolare.

🔥🔥🔥 İNANILMAZ GOL!

GOL | Gençlerbirliği 0-2 Beşiktaş

⚽️ 67′ Orkun Kökçü pic.twitter.com/kegj0iL0Vg

— Anında Goller (@gollerizletv) March 15, 2026Në programe të ndryshme televizive, ky u cilësua si një nga golat më të bukur të sezonit dhe lëvdatat për futbollistin e Beshiktashit nuk kishin fund.

Pikërisht kjo ka acaruar në kulm tifozët e Trabzonspor të cilët kanë pushtuar rrjetet sociale, duke e cilësuar standard të dyfishtë nga mediat kryesore në vend.

Ata kanë kujtuar se disa javë më parë, Ernest Muçi, kishte shënuar një gol të tillë për ekipin e tyre ndaj Koniaspor, nga një kënd edhe më i vështirë se ai i Kokçy, por nuk ishte vlerësuar në të njëjtën mënyrë. Përkundrazi, kishte kaluar si normalitet.

🔥Trabzonspor’da Ernest Muçi’nin Konyaspor ağlarına serbest vuruştan gönderdiği gol pic.twitter.com/tuMfSZUQrx

— Ofsayt Analiz (@ofsaytanaliz) March 15, 2026“Kur një gol i tillë vjen nga një skuadër e Stambollit, flitni për të për ditë me radhë, por kur një gol i ngjashëm vjen nga Trabzonspori, nuk jua ndjen të flisni. Historia e Trabzonsporit ka qenë gjithmonë për të dalë kundër këtyre standardeve të dyfishta dhe ne nuk do ta harrojmë këtë qasje tuajën”, shkruante një tifoz i Trabzonsporit në rrjetet sociale, mes komenteve të shumta për këtë çështje.

Teilen: