Monday, 16. March 2026
Sport

Habit Guardiola, ja vendimi që ka marrë trajneri para ndeshjes me Realin në Champions

GS 16/03/2026 1 Min. Lesezeit

Pep Guardiola i habiti të gjithë duke anuluar seancën e fundit stërvitore të Manchester Sitit në prag të ndeshjes së kthimit të raundit të 1/8-ve të finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Pavarësisht nevojës për të përmbysur një disavantazh 3-0 në ndeshjen e parë, trajneri spanjoll zgjodhi t’u jepte lojtarëve të tij një ditë pushim të plotë, duke thyer traditën e seancave të UEFA-s të hapura për shtypin.

Ky është një veprim i fortë psikologjik, rezultat i një qasjeje “asgjë për të humbur” që përqendrohet tërësisht në freskinë mendore pas punës taktike të përfunduar tashmë të dielën.

Teilen: