Monday, 16. March 2026
Sport

Kupa e Botës në ski në RTSH/ Lara Colturi, e 13-ta në renditjen e përgjithshme

GS 16/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë mbetur edhe 4 gara nga përfundimi i Kupës së Botës në ski për vajza, pasi janë zhvilluar 33 nga 37 garat e sezonit.

Skiatorja shqiptare Lara Colturi zë vendin e 13-të në renditjen e përgjithshme me 535 pikë të grumbulluara. 19-vjeçarja zë vendin e 6-të në disiplinën slalom, me 344 pikë të grumbulluara në 9 gara të kësaj kategorie.

Renditjen e përgjithshme e kryeson Mikaela Shiffrin me 1286 pikë, e ndjekur nga Emma Aicher me 1146 pikë dhe Camile Rast me 989 pikë.

Kujtojmë që Kupa e Botës në ski për vajza transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: