Tuesday, 17. March 2026
Sport

Baton Zabërgja ftohet te Kosova, klubi ukrainas bën njoftimin

GS 17/03/2026 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka nisur me shpërndarjen e ftesave për ndeshjet e plejofit për kualifikim në Botëror.

Kosova më 26 mars luan me Sllovakinë, ndërsa më 31 mars me Turqinë apo Rumaninë.

Foda të premten e prezanton listën, por ftesat tashmë po shkojnë nëpër klube.

Një prej tyre arriti në adresën e klubit ukrainas, Metalist 1925 për sulmuesin Baton Zabërgja.

Klubi ukrainas të martën njoftoi se Zabërgja është ftuar për ndeshjet e plejofit.

24-vjeçari, që luan në krah, ka dy gola e një asistim në 13 paraqitje në elitën ukrainase.

 

Teilen: