Tuesday, 17. March 2026
Sport

Një gjest fisnik që ndryshoi gjithçka: Si e ndihmoi “juanflatroo” yllin kosovar “makazze” të arrijë majat e CS2?

GS 17/03/2026 3 Min. Lesezeit

Një gjest fisnik i lojtarit të njohur kosovar të CS2, Flatron “juanflatroo” Halimi shumë vite më parë, ishte shkas që Drin “makazze” Shaqiri, të ndërtojë një karrierë profesionale për veten e tij dhe sot të gëzojë statusin e kampionit të “ESL Pro League”, ligës më të fortë në botë për CS2.

“makazze” me skuadrën e tij Na’Vi arritën që të shpalleshin kampion të “ESL Pro League”, pasi disa ditë më parë triumfuan në finale ndaj ekipit Aurora me rezultat 3-1 në mape.

Kjo nuk ishte arritja e vetme për “makazze” pasi ai në fund mori edhe çmimin “Lojtari i Turneut” falë performancave të tij fantastike, sidomos në map-in vendimtar në “de_dust2” ku pati 18 eliminime.

Pasi e mori në duar këtë çmim, “makazze” u përkujdes të mos i harrojë rrënjët e tij duke kujtuar para skenës më të madhe botërore se më parë nga vendi i tij ishin Bad News Eagles së bashku me “juanflatroo” që kishin arritur të shkruajnë historinë e lojërave elektronike në Kosovë, duke arritur të kualifikoheshin në tre ‘Major-e’.

“Tani, kam fituar një turne tier-1 dhe ndihem sikur po shkruaj historinë time”, kishte deklaruar “makazze”.

Kjo deklaratë e tij na rikthen pas në kohë në vitin 2022 kur emri i “makazze” kishte filluar të bënte bujë në mesin e komunitetit të CS-it dhe këtë e kishte vërejtur më së miri “juanflatroo”.

Gjesti bujar i këtij të fundit duke i blerë yllit të ri kosovar një kompjuter së bashku me pajisjet e tjera të domosdoshme për një performancë optimale në lojë, bëri që “makazze” të rrisë nivelin e tij si lojtar dhe tani katër vite pas një foto ku pak e njihnin atë – ai të shndërrohej në yllin më të madh të CS2 për momentin në botë.

“Kurrë mos harroni ata që ishin afër jush kur nuk kishit asgjë”, këtë fjalë të urtë e pasqyron më së miri situata e “makazze” i cili me të vërtetë nuk e ka harruar “juanflatroo”-n, ashtu siç ka bërë me dijë vet ai në një intervistë për Telegrafin.

“Në fillim jam frymëzuar nga ekipi Bad News Eagles, veçanërisht nga Juanflatroo. Ka qenë modeli im prej ditës së parë, më ka shty të besoj që edhe lojtarët shqiptarë mund të arrijnë në skenën më të madhe”, kishte thënë “makazze” për Telegrafin kur u bë pjesë e NA’Vi.

Kjo situatë pra është një tregues i qartë se “juanflatroo” gjithmonë ka pasur besim te talenti i tij dhe kush më shumë se ai mund të jetë i lumtur sot për suksesin e “makazze”./Telegrafi/

Remember how it all started.

Now makazzee has an MVP & a tier 1 trophy to his name! https://t.co/vQODidR788

— James Banks 🇺🇦 (@BanKsEsports) March 17, 2026

Teilen: