Trajneri i Golden State Warriors kishte një arsye të fortë për të festuar mbrëmjen e kaluar kur ekipi i tij arriti të thyente Washington-in për të marrë kështu fitoren e parë pas pesë humbjesh radhazi.
Edhe pse skuadra nga San Francisco nuk pretendon shumë nga ky sezon pas dëmtimit të Jimmy Buttler mendohet se do të jetë një kandidate e fortë për të kaluar në play-off nëpërmjet takimit të play-in.
Triumfi përballë Wizards ishte i 600 në karrierë për Steve Kerr, i cili ka arritur këtë shifër në 943 ndeshje. Vetëm tre trajnerë kanë mundur që të fitojnë kaq shumë duele në më pak ndeshje: Gregg Popovich (600 fitore në 887 takime); Pat Riley (600 fitore në 832 ndeshje) dhe Phil Jackson (600 fitore në 805 ndeshje).