Tuesday, 17. March 2026
Sport

Sylvinho publikon listën në vikend

GS 17/03/2026 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho këtë vikend do ta publikojë listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Poloninë.

Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të martën ka njoftuar se lista do të publikohet nga Sylvinho, të shtunën në orën 10:00.

Një orë më vonë, po ashtu të shtunën, Sylvinho do ta mbajë edhe konferencën e parë për shtyp para grumbullimit.

Grumbullimi nis të hënën me stërvitjen e parë, ndërsa ndeshja me Poloninë do të luhet në Varshavë më datën 26 prej orës 20:45.

Kjo ndeshje i takon gjysmëfinales së “play-offit” për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Teilen: