Tuesday, 17. March 2026
Sport

Champions League/ Flick rrëfen të ardhmen: S’është momenti të flasim për rinovimin e kontratës, Barça skuadra ime e fundit!

GS 17/03/2026 1 Min. Lesezeit

Hansi Flick ka përfituar nga konferenca për shtyp në prag të ndeshjes mes Barcelonës dhe Newcastle për të dhënë detaje rreth të ardhmes së tij.

“Mendoj se nuk është momenti ideal për të diskutuar për të ardhmen time. Unë dhe skuadra jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës, e cila do të jetë mjaft delikate pasi përballë kemi një rival si Newcastle”, tha Flick në vigjilje të duelit të vlëfshëm për një vend mes tetë më të mirave në Champione League 2025-2026.

“Mua më pëlqen shumë të punoj këtu. Kemi një familje të madhe dhe e gjithë Barcelona na mbështet. Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin që të arrijë një nivel edhe më të lartë, por për të ardhmen ka kohë. Unë në fillim dua që të konsultohem me familjen time”, tha trajneri gjerman i Barçës.

Teilen: