Wednesday, 18. March 2026
Futboll

CHAMPIONS LEAGUE: Arsenal bën detyrën në shtëpi. PSG turpëron Chelsea-n. Reali nxjerr jashtë gare City-n (video)

GS 17/03/2026 3 Min. Lesezeit

Pas Sporting Lisbon, tri ekipet e tjera që presin biletën për në çerekfinalet e Champions League janë: Arsenal, PSG dhe Real Madrid.

Arsenal fitoi 2-0 në “Emirates” në ndeshjen e kthimit ndaj Leverkusen. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1. Përsa i përket takimit të sotëm, në minutën e 36-të ishte Eberechi Eze, i cili zhbllokoi shifrat. Pas një topi të marrë nga Lenadro Trossard, Eze dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të djathtën, jashtë zonës së rreptësisë.

Në minutën e 63-të, ishte Declan Rice që dyfishoi shifrat me një supergol nga jashtë zonës së rreptësisë, me një goditje fantastike.

Pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë në “Parc des Princes”, PSG fiton edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Chelsea-t, sot 0-3 në “Stamford Bridge”. Francezët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Kvara Kvaratskhelia, i cili pas një topi të gjatë të portierit Stafanov dhe pasi fitoi duelin me mbrojtësin e Chelsea-t, Sarr, dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 14-të ishte Bradley Barcola, i cili dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Achraf Hakimit, sulmuesi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Senny Mayulu i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, shënoi golin e tretë në minutën e 62-të, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në sfidën e fundit, Real Madrid fiton edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Man. City, sonte me rezultatin 1-2. Ndeshja e parë kishte përfunduar 0-3 për spanjollët. Përsa i përket takimit të sotëm, në minutën e 22-të ishte Vinicius Junior i cili zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë braziliani, pasi goditja e tij që po shkonte drejt rrjetës u ndal me dorë nga Bernardo Silva. Portugezi u ndëshkua edhe me karton të kuq. Në minutën e 41-të, ishte Erling Haaland që barazoi shifrat, pas një topi të futur në zonë nga Jeremie Doku. Në minutat shtesë, Vinicius Junior shënon golin e dytë personal dhe vulos fitoren 1-2 për madrilenët.

Lajmi i keq për Real Madridin ishte dëmtimi i Thibaut Courtoiss. Lajmi i mirë kualifikimi për në çerekfinale dhe rikthimi në fushë i Kylian Mbappe.

SHIKOGOLAT

Teilen: