Federata Senegaleze e Futbollit nuk humbi kohë për të reaguar me forcë ndaj vendimit të Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) për t’ia dhënë Marokut trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025. Mbrëmjen e djeshme, organi senegalez i futbollit dërgoi një paralajmërim zyrtar duke kërkuar “ngrirje të të gjitha procedurave të dhënies së trofeve”.
Pas marrjes së njoftimit për sanksionin, Federata Senegaleze e Futbollit (SFS) i shkroi Sekretarit të Përgjithshëm të CAF-së, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe duke njoftuar një apel në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS). Në letër, federata e përshkroi drejtpërdrejt vendimin si “pa bazë ligjore, arbitrar dhe dukshëm joproporcional”.
Thelbi i sfidës ka të bëjë me interpretimin e Rregullave të Lojës. FSF citon Nenin 5 të Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit, duke theksuar se “arbitri ushtroi diskrecionin e tij në zgjedhjen e një pezullimi të përkohshëm dhe jo një pezullimi të përhershëm”.
“Ndeshja, – thekson deklarata, – u rifillua rregullisht, penalltia u mor dhe rezultati u vendos në fushë pas kohës shtesë. Riklasifikimi i një incidenti të zgjidhur gjatë ndeshjes si braktisje shkel jurisprudencën e konsoliduar të CAS-it mbi sovranitetin e arbitrit”.
Federata thekson gjithashtu një aspekt tjetër kyç: “Rezultati ishte validuar dhe trofeu ishte dhënë zyrtarisht, prandaj siguria ligjore e garës tani është seriozisht e kompromentuar.”
Për këtë arsye, FSF i ka urdhëruar CAF-it që të pezullojë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të bllokojë çdo ceremoni dhënieje trofeu në Marok, duke kërkuar gjithashtu publikimin e raportit të gjyqtarit.
“CAF është e korruptuar, Kupa nuk do të largohet nga vendi ynë“, thuhet në deklaratë. – Federata, është e përgatitur të vazhdojë me një apel urgjent në CAS, të shoqëruar me masa paraprake për të mbrojtur integritetin e regjistrit të nderit të Kupës së Kombeve të Afrikës”.