Wednesday, 18. March 2026
Sport

Champions League/ Urbig rikthehet në kohë, Bayern pret Atalanta-n me historinë në favor!

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e kthimit mes Bayern dhe Atalanta mund të konsiderohet një duel i vendosur pasi fatet e të cilit janë vendosur. Në kompeticionet europiane kurrë më parë nuk ka ndodhur që skuadra e mundur në shtëpi me pesë a më shumë gola diferncë të përmbysë gjithçka në takimin e kthimit. Ky është një ogur i mirë për Bayern-in, i cili u largua nga Bergamo pas fitores 6-1 në “New Balance Arena”.

Sa i përket formacionit dhe krizës në portë të bavarezëve sot ka ardhur një lajm i mirë nga stafi i mjekëve të klubit gjerman, të cilët i kanë dhënë dritën jeshile aktivizimit të Jonas Urbig.

Teilen: