Wednesday, 18. March 2026
Sport

“Le të përpiqet t’i bëjë që të gjithë ta duan” – Donnarumma flet për festimet provokuese të Vinicius

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Portieri i Manchester City, Gianluigi Donnarumma, i është bashkuar kritikave ndaj Vinicius Junior për mënyrën e festimit në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave.

Donnarumma u ndal veçanërisht te momenti i golit të dytë në kohën shtesë, kur Vinicius festoi përballë tifozëve vendas duke treguar emrin në fanellë. Pas këtij momenti, portieri italian iu afrua brazilianit në fushë për t’i folur.

Duke komentuar incidentin pas ndeshjes, Donnarumma theksoi se Vinicius është një lojtar i madh, por duhet të ketë një qasje ndryshe ndaj publikut.

“Ai është një kampion dhe të gjithë duhet ta duan. Këtë ia thashë. Ai luajti dy ndeshje të shkëlqyera, por mendoj se dikush si ai duhet të mundohet të jetë i pëlqyer nga të gjithë, sepse është një kampion”, deklaroi ai.

🎙️Gianluigi Donnarumma: “Vinicius Jr. is a CHAMPION. He should be loved by everyone. He just had two great games.” pic.twitter.com/eIWVTODM1p

— ꪜ𝕛𝕣⁷ ™🇧🇷 (@ViniJrTalk) March 18, 2026Kjo përballje përfundoi me triumfin e Real Madrid, që eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Teilen: