Thursday, 19. March 2026
Sport

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern Munichu fitoi 6:1 në Bergamo javën e kaluar ndaj Atalantas.

Skuadra e madhe gjermane realizoi tjetër fitore të thellë të mërkurën mbrëma në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

E mposhti 4:1 skuadrën e vetme të mbetur nga Italia dhe avancoi në çerekfinale të garës me rezultatin e përgjithshëm 10:2.

Harry Kane shënoi dy gola, në minutën e 25-të nga penalltia, pas tentimit të dytë, dhe në minutën e 54-t.

Talenti Lennart Karl e realizoi golin e tretë në minutën e 54-t, ndërsa Luis Diaz e vendosi sfidën me golin e minutës së 70-të.

Lazar Samarxhiq e shënoi golin e vetëm për mysafirët, katër minuta para fundit.

Me avancimin tutje vendoset edhe supersfida e çerekfinales mes Real Real Madridit dhe Bayern Munichut. Reali të martën mbrëma e eliminoi Manchester Cityn.

Teilen: