Thursday, 19. March 2026
Sport

Nagelsmann grumbullon Urbig dhe Karl për miqësoret me Zvicrën dhe Ganën

GS 19/03/2026 1 Min. Lesezeit

Gjermania po përgatitet për miqësoret e marsit, të cilat do t’i shërbejnë Julian Nagelsmann për të vendosur grupin e lojtarëve me të cilët do të tentojë triumfin e pestë historik në Botëror.

Edhe pse ende nuk është bërë asgjë zyrtare në listën e të grumbulluarve për takimet me Zvicrën (27 mars) dhe Ganën (30 mars), Julian Nagelsmann do të ftojë në kombëtare dy talentet e Bayern-it si  Jonas Urbig dhe Lennart Karl.

Në listën që do të bëhet zyrtare ditën e sotme në orën 14:00 nuk pritet emri i Jamal Musiala-s. Komisari teknik i Gjermanisë ka rënë dakord me drejtuesit e Bayern-it për të mos ftuar numrin dhjetë pasi ky i fundit ka ende nevojë për kohë që të rikuperojë formën fizike pas kohës së gjatë që qëndroi jashtë fushave.

Teilen: