Thursday, 19. March 2026
Sport

Liga Unike, tri ekipe nga Kosova në gjysmëfinale

GS 19/03/2026 1 Min. Lesezeit

Pas përfundimit të garave të rregullta, janë përcaktuar katër skuadrat që do të paraqiten në gjysmëfinale të Ligës Unike për basketbollistë.

Prej katër ekipeve, tri janë nga Kosova – Golden Eagle Ylli, Peja e Vëllaznimit, si dhe një nga Shqipëria – Besëlidhja e Lezhës.

Në pjesën e rregullt, morën pjesë tetë ekipe të ndara në Grupin A dhe B, ku dy më të mirat prej dy grupeve kanë avancuar në gjysmëfinale.

“Final 4” i Ligës Unike dot mbahet javën e ardhshme, më datat 25 e 26 mars, ku edhe dot përcaktohet kampioni i këtij sezoni.

Në gjysmëfinale, do të përballen Besëlidhja – Golden Eagle Ylli dhe Peja – Vëllaznimi, me ndeshjet që do të zhvillohen më 25 mars.

Ndërkohë, finalja dhe ndeshja për vendin e tretë, do të luhen një ditë më vonë, pra më datën 26.

Teilen: