Tare dhe klubi po skicojnë skuadrën e ardhshme. Duhen një mbrojtës, një numër 9 dhe një mesfushor. Karakteristikat? Personalitet dhe intensitet.
Milani në verë kthehet i madh dhe shkon me pushime i gëzuar. Në erën e dytë alegriane do të luajë në një kupë (90% në Champions) dhe do të frekuentojë Europën. Si do të ndryshojë për të qenë gati? Igli Tare dhe klubi kuqezi i kanë disa ide. E para është e qartë: duhet të bëhet më i madh, të ketë një numër më të madh lojtarësh për të luajtur çdo tri ditë.
Milani sot ka 23 lojtarë, përfshirë 3 portierët. Me këtë numër nuk e përballon dot kampionatin dhe kupat, sepse dihen dëmtimet. Ekipi i sezonit të ardhshëm do të ketë 27 lojtarë, 4 më shumë.
Në çfarë rolesh do të zgjerohet Milani? Varet nga taktikat e trajnerit dhe nga vendimi i Modriç, por një përgjigje mund të jepet. Në mbrojtje ka pak lojtarë: Tomori, Gabbia, De Winter, Pavlovic, Odogu. De Winter luan në 3 pozicione, por nuk mjafton. Një mbrojtës qendre që luan me këmbën e majtë do të ishte i dobishëm.
Pastaj duhet edhe një qendërsulmues, ky është objektivi kryesor për merkaton e verës. Po ashtu, duhet edhe një mesfushor që ndihmon krahët. Saelemaekers, Athekame, Bartesaghi dhe Estupinan nuk mund ta mbajnë vetëm një sezon me 50 ndeshje.
Disa lojtarë do të largohen, të tjerë duhet të sistemohen dhe të tjerë do të kthehen nga hauzimi (Musah? Chukëueze?). Allegri dhe klubi duhet të marrin vendime mbi tipologjinë e lojtarëve që duhet të vijnë. Kërkohen lojtarë me eksperiencë dhe personalittet. Po ashtu, po kërkohen lojtarë të fortë fizikisht, që përballojnë impenjimin e dyfishtë të javës.