Partizani njofton se sulmuesi David Fadairo ka kryer me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e majtë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vorës.
“David Fadairo kryen me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vorës. Sulmuesi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e majtë në ambientet e Spitalit Amerikan 3, ku u vizitua edhe nga stafi ekipit dhe shokët e skuadrës.
Së shpejti 25-vjeçari do të nis edhe fazën e rehabilitimit me një program të detajuar dhe monitoruar nga stafi mjekësor i ekipit.
FK Partizani i uron David Fadairos rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Teilen: