Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut ka versionin e saj për finalen e munguar mes kampiones së botës dhe asaj të Europës. Siç dihet ndeshja mes Argjentinës dhe Spanjës nuk do të luhet në Katar ndërsa federatat respektive të dy vendeve nuk kanë mundur që të gjejnë një tjetër datë për këtë ndeshje.
Edhe pse UEFA siguroi disa opsione, qëndrimi i Federatës Argjetninase të Futbollit ishte i prerë. Organi në fjalë kërkonte që kjo ndeshje o të luhej me 31 mars ose të mbahej pas Botërorit 2026. Ky qëndrim i Federatës Argjentinase të Futbolit bëri që ndeshja të mos mbahet madje detyroi UEFA-n që të mbante edhe një qëndrim të ashpër publik.
Ditë më pas vjen edhe kundërpërgjigja e Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, e cila mëngjesin e sotëm i hodhi benzinë zjarrit nëpërmjet numrit një të saj, Alejandro Domínguez. Ky i fundit në një ndërhyrje për “Radio La Red” tha: “Argjentina është dy herë fituese e ‘Finalissima’ pasi Spanja nuk u paraqit”.