Friday, 20. March 2026
Sport

Botërori i atletikës në salla të mbyllura/ Burraj vendos rekord të ri kombëtar në 400m

GS 20/03/2026 1 Min. Lesezeit

Botërori në salla të mbyllura i atletikës ka nisur mjaft mirë për Shqipërinë.

Franko Burraj ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinalet e garës së 400m falë kohës 46.57 sekonda. Kjo performancë e shqiptarit në “Torun 2026” është historike pasi bëhet fjalë për rekord të ri kombëtare në këtë distancë.

Rekordi i vejtër, 46.83 sekonda, qëndronte prej 16 shkurtit të 2020-ës dhe ishte vendosur po nga Burraj.

Teilen: