Ka vdekur në moshën 86-vjeçare Chuck Norris, aktori i famshëm i filmave me sporte luftarake. Norris me filmat e tij vlerësohet se ka popullarizuar sportet luftarake, ndërsa ka njohur disa prej tyre. Ka pasur rripin e zi në karate, taekwondo, ‘jiu-jistun’ braziliane dhe në xhudo.
Dhe si karatesit ka pasur luftëra me Enver Idrizin, tani 59-vjeçar, shkruan mediumi kroat “Jutarnji List”.
Idrizi ka jetur në Kroaci dhe është i pari që ka fituar medalje në karate për Kroacinë.
“Ai është artist që ka bërë famë pasi ishte i bardhë në këtë sport. Po çfarë Chuck Norrisi, numër një është Bruce Lee. Chuck Norrisin e kam mposhtur dy herë në turne. Pas Bruce Lee është Van Damme”, ka thënë Idrizi për “Jutarnji List” që në vitin 2023, sipas kësaj gazete kroate.
“Isha në turne, ku ndër të tjerë morën pjesë edhe aktorë sikur ai. Ishin meçe reviale, pasi bëhej fjalë për njerëz që nuk ishin luftëtarë të vërtetë. Kështu që ato as nuk mund t’i quajmë luftëra të vërteta”, ka thënë Idrizi.
Edhe ai kishte bërë karrierë për një kohë në aktrim.