Friday, 20. March 2026
Sport

E konfirmon Trabzonspori, Ernest Muçi rikthehet në kombëtare

GS 20/03/2026 1 Min. Lesezeit

Trabzonspori konfirmon rikthimin e Ernest Muçit në kombëtaren shqiptare. Sulmuesi i talentuar është pjesë e listës që trajneri Silvinjo do të publikojë nesër në mëngjes.

Ky është një rikthim në Kombëtare, për sulmuesin që po shkëlqen këtë sezon në huazim te Trabzonspori. Në vitin 2025 pati vetëm 30 minuta hapësirë për Muçin te kuqezinjtë, ndërsa mbetet për t’u parë çfarë roli do luajë në Play Off.

Kombëtarja sfidon Poloninë në transfertë. Gjysmëfinalja për fazën Play Off të Botërorit do të luhet më 26 mars, në orën 20:45.

Teilen: