Friday, 20. March 2026
Sport

Mjafton goli i McTominay, Napoli merr fitoren e radhës në kampionat

GS 20/03/2026 1 Min. Lesezeit

Napoli mposht 1-0 Cagliarin në transfertë dhe ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Serie A.

Ekipi i Contes siguroi fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe u zhvendos përkohësisht në vendin e dytë në renditje.

Vetëm dy minuta lojë në Unipol Domus dhe Napoli kalon në avantazh falë golit të shënuar nga McTominay.

Cagliari u përpoq të kundërpërgjigjej, veçanërisht me anë të Esposito, ndërsa Politano iu afrua golit të dytë për miqtë në pjesën e dytë.

Teilen: