Saturday, 21. March 2026
Sport

Sylvinho nuk “qan” dëmtimet, trajneri: Do të mundohemi të përshtatemi, Bajrami shembulli më i mirë!

GS 21/03/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja me Poloninë vjen në një moment delikat për Shqipërinë, e cila për këtë duel do të duhet që të bëjë pa dy sulmues si Manaj dhe Daku. Për komisarin teknik të kuqezinjve ky nuk është një argument për të justifikuar një rrezultat jo pozitiv.

“Nuk dua që të vajtoj për të dëmtuarit. Detyra në Kombëtare të jep mundësinë që të zgjedhësh mbi një numër të madh lojtarësh dhe unë kam grumbulluar 26 lojtarë pikërisht për këtë arsye. Do të kemi tre ditë kohë që të vlerësojmë se kush do të jenë të duhurit për ndeshjet e radhës”, tha Sylvinho.

Në konferencën për shtyp braziliani tha se Nedim Bajrami ishte një shembull për tu ndjekur nga të gjithë në këtë moment pasi ai është goleadori i skuadrës edhe pse aktivizohet pak më larg portës. “Shikoni Bajramin, ai luan pas sulmuesit ose në krah, por është lojtari që ka shënuar më shumë gola këto vite. Ky fakt na shërben shumë si një shembull”, arsyetoi Sylvinho.

Teilen: