Në konferencën e sotme për shtyp komisari teknik i Shqipërisë la të kuptohej se dy risitë e tij mes emrave të 26 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e marsit nuk ishin të kushtëzuar nga mungesat apo nga forma e dobët e disa lojtarëve.
“Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë për të ardhur këtu ku jemi sot. Dhe jam falënderues për të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Jo domosdoshmërisht janë të njëjtët lojtarë ata që kanë nisur këtë rrugëtim. Kjo nuk është një ndeshje për eksperimente, Stavro Pilo është me eksperiencë, është 25 vjeçar, është gati. Sa i përket Pllanës, është e njëjta. Kishim mungesë të një mbrojtësi qendre, herën e fundit kemi parë Cakën. Për një herë do bëjmë 26 dhe me Pllanën i cili njeh mirë kampionatin polak se luan atje, e kemi parë prej 6 muajsh, është një lojtar që vjen, të shohim atë që është në gjendje të bëjë. Nuk është eksperiment, është nevojë”, arsyetoi Sylvinho.