Armando Broja është në një sezon me shumë ulje dhe ngritje. Sulmuesi shqiptar i Burnley-t, në ditën kur Sylvinho shpalli listën e lojtarëve anti-Poloni, nis ndeshjen e radhës nga stoli.
Scott Parker publikoi formacionin për takimin e radhës ku ka vendosur që të mos aktivizojë sulmuesin kuqezi.
Zgjedhjet e bëra nga Scott Parker në fushë kanë zgjuar kritika në mediet britanike. Në ditët e fundit trajneri është kritikuar edhe për merkaton e bërë pasi ka shpenzuar gati 90 milionë stërlina për lojtarë si Florentino Luis, Loum Tchaouna dhe Armando Broja, të cilët nuk kanë marrë minutat që priteshin në “Turf Moor”.
Teilen: