Turqia ka publikuar sot listën me 30 lojtarë të ftuar për fazën “play off” të Botërorit. Vinçenzo Montela nuk e ka preferuar Arda Kurtulan, për të cilin prej muajsh diskutohet ftesa për herë të parë nga turqit.
Në një nga reagimet e tifozëve në rrjetet sociale shkruhet: “Nëse Arda Okan Kurtulan do të ishte rritur duke luajtur në ekipet e Stambollit, tashmë do të ishte përzgjedhur në ekipin kombëtar.
Këtë e di e gjithë Turqia. Jam lodhur nga vendimet e padrejta. Mjaft”.
Ky mund të jetë edhe momenti që Shqipëria të përfitojë. 23-vjeçari ka spikatur te Goztepe në Superligën turke dhe luan kudo në krahun e djathtë.
Deri në vitin 2024 ka kontribuar për Shqipërinë U-21. Ftesa nga trajneri Silvinjo nuk është zyrtarizuar asnjëherë, ndërsa tifozët turq vazhdimisht e nxjerrin në skenë për përfaqësuesen e tyre.