Të dielën në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje legjendare: derbi i Madridit midis Real Madridit dhe Atlético Madridit në “Bernabeu”.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone ka folur për ndeshjen në konferencën e tyre për shtyp.
“Derbi është një ndeshje e rëndësishme për gjithë rivalitetin që sjell në qytetin ku jetojnë të dyja ekipet. E dimë që tifozët tanë kanë shpresa të mëdha për këto ndeshje. Është një ndeshje që luhet në një nivel emocional me shumë entuziazëm. Do të përpiqemi të bëjmë çmos për ta drejtuar ndeshjen në një nivel ku mund ta dëmtojmë kundërshtarin tonë.
Arbeloa po punon shumë mirë. Rezultatet flasin vetë. Mund të ndiesh një lidhje me lojtarët. Përtej aftësive të tij teknike, ai po zhvillon një lidhje të shkëlqyer me lojtarët e tij”, ka thënë mes të tjerash Simeone.