Saturday, 21. March 2026
Sport

Derbi i Madridit/ Arbeloa: Privilegj të përballem me Simeonen, një ndeshje shumë e rëndësishme

GS 21/03/2026 1 Min. Lesezeit

Të dielën në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje legjendare: derbi i Madridit midis Real Madridit dhe Atlético Madridit në “Bernabeu”.

Trajneri i Realit, Arbeloa ka folur për ndeshjen në konferencën e tyre për shtyp.

“Do t’i afrohemi derbit me shumë dëshirë dhe entuziazëm. E dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, duke pasur parasysh se çfarë domethënie kanë këto tre pikë, për tifozët dhe për pritjen që ka krijuar. Është një nga ato ndeshje që është më emocionuese për t’u përjetuar si lojtar, trajner dhe tifoz. Duam të shohim një Bernabeu emocionues sepse po luajmë kundër një skuadre të shkëlqyer dhe po i afrohemi ndeshjes me energji të plotë.

Atletico? Unë kujdesem për ekipin tim. Është një privilegj të përballem me Simeonen, sepse ai është një trajner që të shtyn deri në limit, që kërkon shumë dhe të detyron të studiosh detajet më të vogla. Është një privilegj të konkurrosh me trajnerët më të mirë në botë”, ka thënë mes të tjerash Arbeloa.

Teilen: