Saturday, 21. March 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Mungon goli në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Dinamo ndajnë nga një pikë

GS 21/03/2026 1 Min. Lesezeit

Mbyllet pa gola dhe pa fitues supersfida Vllaznia-Dinamo në Shkodër. Përfundon 0-0 ndeshja në “Loro Boriçi”, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Pjesa e parë ka qenë e bukur dhe me shumë raste për shënim, por as Vllaznia dhe as Dinamo nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë ra disi ritmi, me skuadrat që nuk donin të rrezikon humbjen dhe për pasojë ndeshja u mbyll në barazim 0-0, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Vllaznia ngjitet në kuotën e 53 pikëve dhe ruan kreun e renditjes (po aq pikë ka edhe Elbasani), ndërsa Dinamo shkon 40 pikë dhe mbetet 4 pikë larg zonës Final 4.

Teilen: